Telegrafi

Notat e lojtarëve: Arabia Saudite 2-1 Egjipti, vetëm Hadary dhe Salah nota kaluese te egjiptianët

Mohamed Salah (Getty Images)

Arabia Saudite ka shënuar fitore (2-1) përballë Egjiptit në ndeshjen përmbyllëse të Grupit A.

Arabët ishin më të mirë në çdo aspekt, madje duke e kontrolluar ndeshjen edhe me kontrollin e topit.

Ishin fillimisht egjiptianët që shënuan me Mohamed Salah (7.4), lojtari i vetëm së bashku më portieri Hadary(8.1), ishin në nivel.

Lojtari i ndeshjes doli të jetë Al Dawsari (8.7), i cili shënoi edhe golin e fitore.

Te arabët mirë u notuan edhe Faraj (8.1) që shënoi nga pika e bardhë dhe mbrojtësi i djathtë  Al Burayk (7.4).

Lojtari më i dobët i ndeshjes doli të jetë, Fathy (5.9).

Arabia Saudite e mbyll kampionatin botëror me tri pikë, ndërsa Egjipti konsiderohet si njëri prej dështimeve më të mëdha, pasi e mbyll pa pikë. /Telegrafi/