Telegrafi

Notat e lojtarëve, Angli 1-1 Zvicër

Anglia dhe Zvicra kanë barazuar me rezultat 1-1 pas 90 minutave dhe vazhdimeve, në një përballje me disa raste të mira shënimi, andaj fituesi u vendos pas gjuajtjes së penalltive, me anglezët që ishin më të saktë duke kaluar në gjysmëfinale.

Për Zvicrën golin në kohën e rregullt për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 e shënoi Breel Embolo, ndërsa atij iu kundërpërgjigj Bukayo Saka i cili realizoi për 1-1.

Për paraqitjen që patën gjatë kësaj ndeshje, Anglia u vlerësua me notën 7.12 nga Sofascore ndërsa Zvicra u vlerësua me 6.96.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Bukayo Saka i cili mori notën 8.4. Pas tij me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Declan Rice (7.9) dhe Jude Bellingham (7.7).

Tek Zvicra lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Granit Xhaka me notën 7.4, ndërsa pas tij me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Fabian Schar (7.3) dhe Ricardo Rodriguez (7.1).

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

/Telegrafi/