Anglia ka shkuar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, duke e mposhtur Danimarkën pas vazhdimeve me rezultat 2-1.
I riu Mikkel Damsgaard shënoi fillimisht për danezët, ndërsa Simon Kjaer shënoi në portën e tij për barazimin (1-1).
Në vazhdime anglezët shënuan edhe një herë me Harry Kane për ta fituar ndeshjen.
Kasper Schmeichel ishte më i vlerësuari në lojë, me notën 8.6.
Te Anglia më i miri ishte Harry Maguire me notën 7.8, ndërsa pas tij u vlerësuan Harry Kane dhe Mason Mount pas tij.
Notat e lojtarëve të Anglisë dhe Danimarkës
/Telegrafi/