Real Madridi ka fituar ndaj Deportivo Alavesit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 19-të të La Liga.
Fitorja ishte detyrim, pasi edhe Zinedine Zidane nuk ishte me skuadrën pasi është në izolim shkaku i infektimit me COVID-19.
Golat për mbretërit i shënuan, Karim Benzema dy herë, ndërsa nga një herë Casemiro dhe Eden Hazard.
Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë Benzema, i cili u vlerësua me notën 9.2.
Më i dobëti në fushë ishte mesfushori i vendasve, Rodrigo Battaglia me notën 4.9.
Real Madridi tani ka 40 pikë, katër më pak se Atletico që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Notat e lojtarëve të Alaves
Notat e lojtarëve të Real Madrid
/Telegrafi/