Telegrafi

Notat e lojtarëve, Alaves 1-4 Real Madrid: Benzema më i miri në fushë

Real Madridi ka fituar ndaj Alaves si mysafir me rezultat 4-1, në kuadër të javës së parë në La Liga.

Mbretërit që kanë bërë pak ndryshime në skuadër nuk shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën plot katër herë.

Karim Benzema shënoi dy herë, ndërsa nga një gol e shtuan Nacho dhe Vinicius.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Benzema me notën 8.9.

Portieri Fernando Pacheco ishte më i dobëti në fushë me notën 6.0.

Notat e lojtarëve të Alaves dhe Real Madridi

/Telegrafi/