Barcelona e ka mposhtur 1-0 Alavesin në kuadër të javës së 22-të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Frenkie de Jong, për t’i marrë kështu tre pikë mjaft të rëndësishme.
Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.22, me Alavesin që u vlerësua me 6.63.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Pedri që u notua me 8.3.
Në anën tjetër, dështimet e kësaj përballje dolën të ishin Victor Laguardia dhe Luis Rioja që u vlerësuan me 6.4.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja ekipeve:
/Telegrafi/