Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 përballë Beneventos në kuadër të javës së 34-të në Serie A.
Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez shënuan golat në këtë takim.
Lojtari më i mirë në fushë ishte turku Calhanoglu me notën 8.0.
Më i dobëti te Milani në këtë takim ishte Zlatan Ibrahimovic me 6.4.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani mori tri pikë që e ngritin aktualisht në vendin e dytë me 69 pikë.
Notat e lojtarëve të Milanit dhe Beneventos
/Telegrafi/