Site icon Telegrafi

Notarja amerikane reagon për herë të parë, pas incidentit ku përfundoi pa ndjenja në fund të pishinës

Notarja amerikane, Anita Alvarez ka thyer heshtjen e saj pasi i ra të fikët në pishinë, duke e detyruar trajnerin e saj të hidhej dhe ta shpëtonte.

Ajo po përfaqësonte vendin e saj në Kampionatin Botëror në Budapest kur ndodhi incidenti i tmerrshëm.

Në mes të rutinës së saj, notarja amerikane humbi ndjenjat, përpara se trajneri i saj Andrea Fuentes të zhytej për t’i shpëtuar jetën.

Lexo po ashtu Skena të frikshme kur notares i bie të fiktë dhe fundoset në pishinë - ekipi shpëtimtar nuk e dinte çfarë po ndodhte fillimisht

Tani e rikthyer në shërim, Alvarez u është drejtuar fansave të saj me një përditësim pozitiv përmes një postimi në storien e saj në Instagram. Ajo shkroi: “Faleminderit të gjithëve, do të jap një përditësim të shkurtër së shpejti. Por, ndërkohë dije që jam mirë dhe e shëndetshme”.

“I vlerësoj të gjitha mesazhet dhe shpresoj se të gjithë mund të respektojnë që ekipi im dhe unë kemi edhe dy ditë të tjera garash për t’u fokusuar këtu në Budapest”.

Lexo po ashtu Nuk është hera e parë, pamjet e vjetra tregojnë kolapsin e Anita Alvarez në Barcelonë

Alvarez foli gjithashtu gjatë një interviste për NBC dhe falënderoi trajnerin e saj Fuentes për reagimin e tij heroik. /Telegrafi/

Exit mobile version