Telegrafi

Notari italian Thomas Ceccon ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave në Lojërat Olimpike 2024 me pamjen e tij tërheqëse

Notari italian Thomas Ceccon fitoi shumë fansa në mbarë botën me paraqitjen e tij në Lojërat Olimpike 2024 dhe u bë objekt komentesh.

Më 27 korrik, ai ndihmoi kombëtaren italiane të fitonte medaljen e bronztë në stafetën 4×100 metra stil i lirë për meshkuj. Disa ditë më vonë, ai fitoi medaljen e artë në 100 metra shpinë për meshkuj.

Por fansat e tij po flasin për diçka tjetër – pamjen e tij tërheqëse. Videot kanë pushtuar rrjetet sociale dhe kanë miliona shikime.

@louise.dbz what the audio says😇 #thomasceccon #olympics #paris2024 #swimming ♬ original sound – louise

“Mashkulli më i bukur që kam parë”, “Rrallëherë dikush mund të më kënaqë, por është notari italian Thomas Ceccon”, “Sa i pashëm është”, “Është fenomenal”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Së fundmi ai në një intervistë për Rai Italia ka deklaruar se ka besuar gjithmonë te vetja.

@mikrosmikri thank me later 🫡 #thomasceccon #olympics #swimming ♬ оригінальний звук – Mikros & Mikri

“Kur isha djalë shkova në stërvitje me Albertin (trajnerin). Ai më pyeti se cila ishte ëndrra ime dhe unë iu përgjigja: “Të fitoja Olimpiadën”. Më tha: ‘Merre me qetësi, çdo gjë në kohën e vet’. Edhe kur isha fëmijë, e dija se mund të fitoja”, tha ai.

Ai rrjedh nga një familje sportive. Nëna e tij, Gioia, është kampione e patinazhit artistik, dhe babai i tij ishte një sportist.

Në fëmijëri, Thomas ka ushtruar edhe tenis së bashku me vëllain e tij, por noti është dashuria e tij më e madhe. Për shkak të aftësive të tij mbresëlënëse në not, ai mori pseudonimin “peshkaqeni”. /Telegrafi/