Një notar nga Etiopia që po merr pjesë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” është kthyer në sensacion për rrjetet sociale dhe internetin në përgjithësi.
Robel Kiros Habte garoi në 100 metër stil i lirë. 24-vjeçari u rendit në vend të 59 nga 59 garues në total.
Por, nuk është ky fakti interesant. Notari e mbylli garën për 1.04.95 minuta duke mbetur shumë metra pas konkurrenteve të tjerë.
Ai ishte i vetmi notar që nuk e mbylli garën në më pak se një minutë kohë, transmeton PanoramaSport.
Komentuesit në Twitter pyesin me habi sesi ka mundësi që një notar i tillë është kualifikuar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Në përfundim të garës ai mori dhe duartrokitje nga të pranishmit në stadium.
I pyetur nga “Reuters” pas garës, Habte u shpreh i lumtur dhe shtoi se ai donte të bënte diçka ndryshe pasi në Etiopi të gjithë merren me vrapim.
Here is the video of Robel Habte, the fat Olympics swimmer, finishing 15 seconds after his competition pic.twitter.com/A0lB2jr43P
— Jack McGuire (@JackMacCFB) August 9, 2016