Telegrafi

Notari Dion Kadriu, theu rekordin e Kosovës në 200 metra shpinë

Notari Dion Kadriu ka arritur rezultat të mirë në nivel të Kosovës në garën e 200 metrave shpinë, në kuadër të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.

Dioni theu rekordin e Kosovës, të cilin e mbante vetë. Ai pati kohën 2:25.59 sekonda, dy sekonda më herët se sa rekordi, të cilin e mbante vet, me kohë 2:27.64.

“Edhe pse nuk pata paraqitje të mira në garat e para, tek tani ndikuan ushtrimet që i kam bërë më herët dhe jam i lumtur për këtë rezultat”, u shpreh Kadriu.

Sa i përket rezultatit të garës, ai nuk arriti të kalojë tutje, duke përfunduar në vendin e fundit.

Me Dion Kadriun, përfunduan edhe garat e notit në EYOF “Gyor 2017”.