Telegrafi

Notarët tanë përfaqësojnë Kosovën në EYOF 2022

Dy notarët tanë, Hana Bejiqi dhe Mal Gashi, kanë përfaqësuar sot Kosovën në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj EYOF 2022 Banská Bystrica.

Hana garoi në 100 metra krol dhe pati kohën 1:01.48 minutë, që nuk i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale.

Ajo në baterinë e saj doli e dyta nga tetë garuese, kurse në përgjithësi përfundoi e 40-ta.

Mali garoi në 400 metra krol dhe përfundoi me kohë 4:15.61 minuta, duke zënë vendin e 31-të, kohë kjo që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar tutje.

Garuesit i mbështetën nga afër edhe nënpresidentët, Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Bujar Turjaka.

Hana do të garojë edhe në 50 metra krol, ndërsa Mali në 1500 metra. Iu urojmë më shumë fat dhe suksese.