Site icon Telegrafi

Notarët kosovarë për herë të parë në Kampionat Ballkanik

Notarët kosovarë po marrin pjesë për herë në Kampionatin Ballkanik që është duke u zhvilluar në Volos të Greqisë, është bërë e ditur Federata e Notit të Kosovës (FNK) përmes një postimi në Facebook.

Bëhet e ditur se Kampionati Ballkanik ka filluar dje, ndërsa do të vazhdojë edhe sot, transmeton Koha.net.

Në kategorinë e femrave Kosovën e përfaqësojnë: Flaka Pruthi, Melisa Zhdrella dhe Sara Imeri, kurse në atë të meshkujve e përfaqësojnë: Laurit Muja, Meriton Veliu, dhe Ilir Konushevci.

“Kjo është pjesëmarrja e parë e Kosovës në një garë siç është Kampionati Ballkanik, i cili zhvillohet për grupmoshat e juniorëve, te femrat me vitlindje 1999-2000, kurse meshkujt 1998/99”, bën të ditur FNK.

Rezultatet e djeshme mund t’i gjeni KËTU.

Exit mobile version