Gara "29th International Prince Islands Sëimming Championship" organizohet nga Federata Turke e Notit dhe klubi i notit "Kinallada", garë që është edhe në kalendarin e Federatës Evropiane të Notit, ka njoftuar të martën Federata e Notit e Kosovës.
Pjesëmarrës nga Kosova në këtë garë do të jenë: Rita Zeqiri, Vlera Llalloshi, Lum Zhaveli, Ardit Hysejni, Melisa Zhdrella, Flaka Pruthi, Edison Krasniqi dhe Eda Zeqiri, raporton Koha Ditore.
Në këtë garë pritet të marrin pjesë edhe shumë notarë nga shtete të ndryshme si: Gjermania, Bullgaria, Bosnjë-Hercegovina, Turqia, Maqedonia, Serbia, Kroacia e disa shtete të tjera. /Telegrafi/