Site icon Telegrafi

Notarët kosovarë në ‘Montenegro Mimosa Cup’

Sipas një njoftimi të Federatës së Notit të Kosovës, në këtë garë do të marrin pjesë edhe notarë nga Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia.

"Pritet të ketë konkurrencë të fortë. Presim që notarët tanë të kenë paraqitje shumë të mirë me gjithë kushtet jashtëzakonisht të dobëta që kanë për stërvitje, në krahasim me notarët e shteteve të tjera pjesëmarrëse", thuhet në njoftimin e FNK-së të enjten.

Kosovën në Hercegnovi në nivelin senior e përfaqësojnë: Lum Zhaveli, Fatlum Halimi, Rita Zeqiri, Vlera Llalloshi e Flaka Pruthi. Për të rinjtë do të garojnë Melisa Zhdrella, Aulon Krasniqi, Endrit Sveqla, Meriton Veliju, Edison Krasniqi, Ardit Hyseni e Eda Zeqiri. /Telegrafi/

Exit mobile version