Site icon Telegrafi

Notaret kosovare marrin pjesë në “Jani Hondro”

Noti kosovar pritet të përfaqësohet nga treshja Rita Zeqiri, Flaka Pruthi dhe Melisa Zhdrella, në konkurrencën e senioreve dhe junioreve . Kjo garë do të shfrytëzohet nga notaret kosovare si një test për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare që do zhvillohet për nder të ditës së qytetit të Sarajevës, më 6 prill në Sarajevë të Bosnjës.

“Kjo garë është një test i mirë për notaret që po përgatiten për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare që zhvillohet më 6 prill në Sarajevë, e ku do të marrin pjesë notarë nga shumë shtete evropiane”, thuhet në një njoftim të Federatës së Notit të Kosovës.

Në këtë garë është paralajmëruar të marrin pjesë edhe shumë shtete të tjera të Evropës, me notues të nivelit shumë të lartë si, nga Gjermania, Austria, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Bosnja, Maqedonia, dhe Mali i Zi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version