Sipas FNK-së, në këtë garë marrin pjesë edhe notarë të nivelit të lartë nga shumë shtete evropiane. Përfaqësuesja e Kosovës për këtë garë përbëhet nga Lum Zhaveli, Rita Zeqiri, Eda Zeqiri, Flaka Pruthi, Melisa Zhdrella, Meriton Veliu, Ardi Hyseni e Vlera Llalloshi.
Pos përfaqësueses, në Dubrovnik do të garojnë edhe klubet Prishtina e Scan Color. Prishtina garon me 10 notarë, ndërsa Scan Color me shtatë. /Koha/Telegrafi/