Telegrafi

Notat e lojtarëve, Barcelona 1-0 Espanyol: Pique lojtar i ndeshjes

Pamje nga ndeshja (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Espanyolit, në derbin kataluas.

Ndeshja u vendos nga një gol i Luis Suarez në pjesën e dytë.

E veçanta e kësaj ndeshjes ishte se, gjyqtari Jose Luis Munuera Montero, ndëshkoi me karton të kuq pas rishikimeve në VAR, dy lojtarë me kartonë të kuq brenda disa minutash. Ansu Fati dhe Pol Lozano, dolën nga loja.

Gerard Pique është shpallur lojtar i ndeshjes me notën 7.8.

Pamje nga ndeshja (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Pas tij me vlerësim vjen Lione Messi me 7.5, ndërsa Suarez mori notën 6.8.

Barcelona me këtë fitore ngjitet në koutën e 76-të pikëve, një më pak se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak.

Notat e lojtarëve të Barcelonës

Notat e lojtarëve të Espanyol

/Telegrafi/