Pos notarëve të Kosovës dhe nikoqirit Malit të Zi, në këtë garë morën pjesë edhe notarë nga Serbia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina e Maqedonia.
Në një konkurrencë me më shumë se 300 notarë, notarët tanë patën një paraqitje shumë të mirë e në veçanti Lum Zhavelli, i cili u stolis me medalje të argjendtë në disiplinën 50 m krol.
“Paraqitje të mirë patën edhe notarët e tjerë, por nuk arritën të stolisen me medalje. Gjithsesi ata treguan not cilësor dhe me përmirësimin e infrastrukturës presim rezultate edhe më të mira nga këta notarë të rinj dhe me perspektivë", thuhet në njoftimin e Federatës së Notit të Kosovës të lëshuar ditë më parë./Telegrafi/