Amerikania Katie Ledecky arriti të thyejë rekordin olimpik në garën e 400 metrave stil i lirë për femra.
Në baterinë numër katër, ku merrte pjesë në këtë garë kualifikuese sportistja amerikane, që kishte fituar medaljen e artë në Londër në 800 metra, arriti të ndalë kronometrin në kohën e 3 minuta 58 sekonda e 71 të qindtat, duke vendosur një rekord të ri olimpik, ndërsa vetëm për pak nuk arriti dhe rekordin botëror që mbahej po nga vetë ajo me kohën e 3 minuta 58 sekonda e 37 të qindtat, dhe që e kishte vendosur në 21 gusht të vitit 2014 në Lojërat Pan Amerikane, transmeton SuperSport.
Një rekord olimpik i arritur nga Ledecky që e konfirmon atë si pretendenten kryesore për fitimin e medaljes së artë në këtë disiplinë, ku nuk pritet të ketë rivalë ashtu si dhe në garat e tjera të thellësisë në not, ku rezistenca dhe shpejtësia e 19-vjeçares në pishinë nuk ka rivalë.