Site icon Telegrafi

Not: Prishtina ftohet në garat ndërkombëtare në Francë

Klubi Olimpik ‘Natation’ organizon garën e 8 vjetore të notit, nikoqir i të cilave zakonisht janë medalist olimpik ndërkombëtar dhe kampionë botëror.

Me marrjen e ftesës, K.N. ‘Prishtina’ ka koordinuar aktivitetet me grupin e prindërve të fëmijëve në mënyrë që kjo pjesëmarrje të realizohet. Është përpiluar dhe realizuar plan specifik për rritjen dhe mbajtjen e shkathtësive psiko-kondicionale të fëmijëve nëpërmes trajnimeve shtesë.

Kategoria e grupmoshave garuese janë fëmijët e moshave 2000-2003 në grupin e vajzave dhe të djemve:
Ekipi i djemve:
1. Dion Abazi (2002)
2. Gentrit Shatrolli (2000)
3. Dion Kadriu (2001)
4. Dasar Xhambazi (2002)
Ekipi i vajzave:
1. Viola Bytyçi (2000)
2. Ardora Bilibani (2000)
3. Artena Ibrahimi (2000)
4. Rreze Qela (2002)

Emine Llalloshi, trajnere
Vlera Llalloshi, Ndihmës-trajnere.

Do të garohet në të gjitha disiplinat dhe shpresojmë që kjo mundësi të jetë një përvojë dhe një rast për fëmijët që tu hapen dyert e niveleve ndërkombëtare. Ky rrugëtim, renditet pas sukseseve dhe angazhimeve në garat e notit në Itali në Kampionatin Botëror për garuesit me sindromën Down (vendi i 7-të), garat në Turqi vitin e kaluar (një vend i parë dhe një i tretë).

Klubi i Notit Prishtina do të mbështetet nga PTK-ja, Ministria e punëve të jashtme, Komuna e Prishtinës dhe Ambasada Norvegjeze. /Telegrafi/ 

Exit mobile version