Telegrafi

Nostradami i Ballkanit: Gruaja që parashikoi dominimin e ISIS-it

Por një dekadë më parë, Baba Vanga, një grua e moshuar dhe e verbër nga Bullgaria, thuhet se ka parashikuar edhe pushtimin e Europës nga ekstremistët myslimanë në vitin 2016.

Ajo thuhet se ka parashikuar një luftë të madhe myslimane, që do niste me Pranverën Arabe në vitin 2010, do zhvillohej më vonë në Siri dhe do përfundonte me ngritjen e kalifatit në vitin 2043 me Romën si epiqendër.

Vanga, që vdiq në vitin 1996 në moshën 85 vjeç, thuhet se ka bërë qindra parashikime në karrierën e saj 50-vjeçare.

Ajo kishte një shkallë suksesi në parashikim prej 85 për qind.

Që në fillimet e “karrierës” në vitet ‘50, ajo parashikoi ndryshimet klimaterike.

Të fiksuarit pas teorive konspirative thonë se ajo ka të drejtë, pasi ISIS po fiton terren dhe i është afruar kaq shumë Europës, duke ardhur deri në Libi.

Në vitin 1989, ajo pati deklaruar se SHBA do të sulmohej nga dy zogj të çeliktë.

Bullgarja pati parashikuar edhe që presidenti i 44 i SHBA do jetë një afro-amerikan. /mapo.al/