Telegrafi

Norwichi eliminoi Tottenhamin nga Kupa FA, Tim Krul konfirmohet si ‘mbret i penalltive’ me një metodë gjeniale

Tim Krul vërtetoi mbrëmë (e mërkurë) se ai është mbreti i penalltive duke shkruar emrat e lojtarëve të Tottenham Hotspur në shishen e tij të ujit.

Krul arriti t’i pres dy penallti dhe t’ia sigurojë fitoren Norwichit ndaj Tottenhamit në raundin e pestë të FA Cup të mërkurën në mbrëmje.

Portieri holandez edhe një herë u konfirmua se është njëri nga pritësit më të mëdhenj të goditjeve nga 11-të metra.

Mediat tashmë kanë shfaqur pamjet që tregojnë se sa gjeniale është përgatitja e portierit holandez.

Ai merrte shishen e ujit përpara se çdo lojtar i Spurs të qohej në këmbë për të goditur penalltinë.

Tifozët në Twitter kanë reaguar ndaj idesë unike të Krul dhe e vlerësuan atë për performancën e tij në pritjen e 11-të metërshave.

31-vjeçari priti penalltitë e Troy Parrott dhe Gedson Fernandes për të ndihmuar ekipin e tij ta arrijë çerekfinalen e tyre të parë të Kupës FA në 28 vjet. /Telegrafi/