Norwich City ka shkruar për grumbullimin e Milot Rashicë me Kosovën për ndeshjet e shtatorit.
Klubi ka shkruar që Rashica nuk do të luajë në ndeshjen me Gjeorgjinë, pasi ky vend gjendet në listën e kuqe të Anglisë dhe në rast udhëtimi në atë vend, atij do t’i duhet që të karantinohet kur të kthehet në tokën angleze.
“Anësori i Norwich City, Milot Rashica është thirrur në ekipin kombëtar të Kosovës për kualifikimet e tyre të ardhshme në Kupën e Botës”.
🇽🇰 Milot Rashica is set to feature in two of Kosovo's three World Cup qualifiers during the international break! 👇
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) August 31, 2021
“Rashica nuk do të shfaqet në ndeshjen e tyre të parë në Gjeorgji të enjten, 2 shtator, për shkak se është një vend i listës së kuqe”.
“Ai pastaj do të jetë në garë për të luajtur në dy ndeshjet e mëposhtme në shtëpi kundër Greqisë (e diel, 5 shtator në orën 19:45) dhe Spanjës (e mërkurë, 8 shtator në 19:45 pasdite)”, thuhet në njoftimin e klubit.
— Milotrashica (@milotrashica) August 31, 2021
Rashica ka shënuar 6 gola në 32 paraqitje për Kosovën që nga debutimi i tij në shtator 2016. /Telegrafi/