Manchester Unitedi ka fituar me vështirësi dhe rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Norwich City në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.
Ekipi i Ralf Rangnick ka marrë edhe fitoren e dytë me radhë apo të tretën së bashku me fitoren e Micheal Carrick ndaj Arsenalit, duke vazhduar formën e mirë në kampionat.
Goli i vetëm në këtë fitore të Djajve të Kuq u shenua në minutën e 75-të me anë të Cristiano Ronaldos, i cili ishte i saktë nga penalltia.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Unitedit, David De Gea, i cili u notua me 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Lukas Rupp dhe Max Aarons të vendasve që u vlerësuan me notë 6.3.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/