Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, dhe ambasadori i Norvegjisë, Arne Bjørnstad do të marrin pjesë në ngjarjen përfundimtare të proektit “Sistem qëndrues për trajnime të BE-së”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përmes këtij proekti janë realizuar trajnime profesionale për mbi 300 nëpunës civil në mbi 30 institucione, të cilët janë pjesë e grupeve punuese për zbatimin e Programit Kombëtar në zbatimin e të drejtave të BE-së.
Trajnimet u mbajtën në Shkup dhe Bruksel me ligjërues nga universitetet Evropiane dhe Norvegjeze, si dhe zyrtarë të institucioneve evropiane të mëparshëm dhe të tanishëm.
Në ngjarjen e fundit është planifikuar që 180 personave që kishin rezultate më të mira gjatë testimit tu jepet çertifikatë për trajnimin e përfunduar me sukses./Telegrafi/