Shkëmbi gjigant që ndodhet në gadishullin Stad në perëndim të Norvegjisë, do të gërryhet përbrenda dhe të krijohet tuneli i parë në botë, vetëm për anije.
Në këtë formë, lundrat e ndryshme që bartin kryesisht derivate, do ta kenë më të lehtë qarkullimin, sepse do të depërtojnë poshtë masivit të ngurtë, në vend se të bëjnë xhiro, transmeton Telegrafi.
Për lehtësimin e linjave detare, që qarkullojnë ndërmjet Bergen dhe Krikenes, qeveria norvegjeze ka ndarë mbi 300 milionë euro, ndërsa pritet të jetë një fenomen arkitekturor.
Meqenëse ky gadishull ka mot me shi dhe erë, tuneli do të shërbejë edhe për strehimin e anijeve. Që nga viti 1945, shkaku i motit të papërshtatshëm janë shkatërruar 46 lundra, ndërsa për pasojë kanë vdekur 33 persona.
Ndërtimet, që fillojnë gjatë vitit të ardhshëm, pritet të përfundojnë në vitin 2029, ndërsa ky objekt pritet të jetë edhe një vend i atraktiv për turistët. /Telegrafi/