Site icon Telegrafi

Norvegjia me kartëmonedha me motive natyrore (Foto)

Banka norvegjeze vendosi të ndryshojë dizajnin e kartëmonedhave të saj, të cilat do të jenë unike në botë, ndërsa në qarkullim duhet të vihen gjatë vitit 2017.

Artistja, Terje Tonesen, e cila fitoi të drejtën për të dizajnuar monedhat e reja norvegjeze pas një konkursi kombëtar, ka zbuluar se pjesët e përparme të parave do të kenë motive nga natyra e gjallë të quajtura “Natyra e gjallë norvegjeze “, ndërsa nga pas do të shihen efekte piksele të quajtura “efekte gurgullimë”, transmeton Telegrafi.

Fotografitë nga dy anët e monedhave janë marrë nga imazhet e bukura të këtij vendi, përkatësisht nga ajo që më së shumti e zbukuron Norvegjinë – Deti.

Sipas mediave norvegjeze kartëmonedhat e reja me motive natyrore do të vihen në qarkullim në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version