Telegrafi

Norvegjia hyri në recesion

Shërbimi qendror për statistikë i Norvegjisë, sot lajmëroi se BPV-ja në tremujorin e parë të këtij viti është zvogëluar për 1,0 për qind, ndërsa tremujori i fundit i vitit 2008, për 0,8 për qind.

Qeveria e majtë e Norvegjisë në prag të zgjedhjeve parlamentare në vend të caktuara për nëntor, paralajmëroi se sivjet do ta ndihmojë ekonominë vendore me rreth 15 miliardë euro, të fituara nga prodhimtaria e naftës.