Telegrafi

Norvegjia është vendi më i mirë për jetë, kurse Nigeria vendi më i keq

Indeksi i Programit të KB-së për zhvillim është përbërë nga të dhënat e vitit 2007 për Bruto prodhimit vendas për kokë të banorëve, arsimit, kohëzgjatjes së jetës dhe kritereve tjera.

"Shumë vende janë përleshur me probleme në dekadat e fundit, rëniet ekonomike, krizat lidhur me konflikte, epidemitë nga SIDA, e gjithë kjo është ende para se të ndjehet efekti i krizës financiare botërore", thuhet sipas organizatës.

Në Nigeri jeta mesatare zgjat rreth 50 vjet, për 30 vjet më pak se sa në Norvegji, tregojnë të dhënat. Për çdo dollarë që përfitohet nga një banor në Nigeri, në Norvegji fitohet nga 85 dollarë. 

Japonezët jetojnë më gjatë mesatarsiht 82, 7 vjet, derisa në Afganistan jeta mesatara është 43,6 vjet.

Lihteshtajn ka vlerë më të lartë të BPV për këtë të një banori – 85,385 dollarë, kurse më të varfër janë njerëzit në Kongo, ku rroga mesatare është 298 dollarë në vit.

Nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore indeks më të lartë ka Sllovenia, 0,929, me këtë gjendet në vendin e 29 të botë. Nga shtetet ballkanike më mirë qëndron Greqia me indeks 942, në vendin e 25-të, para Rumanisë, Mali i Zi dhe Serbia të cilat janë në vendet 63,65, dhe 67. Shqipëria është e radhitur në vendin e 70-të, Maqedonia në vendin e 72-të, BeH-76, dhe Turqia në vendin e 79-të