Telegrafi

Norvegjia e para në botë për kualitetin e jetës

Vendin e parë në këtë listë e ka zënë Norvegjia, e dyta është Australia, ndërsa e treta Zelanda e Re.

Kurse Shqipëria në konkurrencën prej 169 shteteve, ka zënë vetëm vendin e 64 për kualitetin e jetës.

Nga shtetet e rajonit, Sllovenia është në vendin 29, Mali i Zi 49, Kroacia 51, Serbia 60, Bosnja e Hercegovina 68, ndërsa Maqedonia është në vendin 75.

Ndërkaq, Republika e Kosovës nuk është futur në listën e programit për zhvillim të OKB-së. /Telegrafi/