Nga mëngjesi i sotëm është normalizuar transporti publik në Shkup, pasi mbrëmë është dorëzuar nafta për autobusët në stacionet bazë të Ndërmarrjes Transportuese Publike (NTP).
Kryeqyteti ka mbetur dje pa transport publik për shkak të mungesës së naftës. Funksiononin vetëm 25 autobusë me gaz.
Për sot në 13:00 para kazermës së Qytetit të Shkupit është paralajmëruar protestë e organizuar nga kryetari i Komunës së Shuto Orizares Kurto Dudush, ku në orën 14 do t’i bashkohen edhe studentët nga Universiteti “Kirili dhe Metodi”.
Këshilli i Qytetit të Shkupit dje mbajti seancë të jashtëzakonshme për shkak të situatës me autobusët, gjatë së cilës koordinatorët e grupeve të këshillit arritën konsensus dhe arritën në një konkluzion me të cilin e përshëndetën vendimin e Qeverisë për huazimin e naftës nga rezervat shtetërore./Telegrafi/