Pas vandalizimit më të fundit të Shtëpisë së Alfabetit në Manastir, gjithçka është kthyer ë normalitet, kurse gjatë ditës së sotme shtëpia është vizituar nga turistët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Rasti i pakëndshëm është pas nesh dhe duam që të shkojë në harresë. Ne të punësuarit në muze, pas përfundimit të hetimit, u angazhuam bashkarisht, e pastruam bërllogun, vendosëm xhama në dritaret e thyera dhe e përgatitën muzeun për vizita. Presin që institucionet përgjegjëse t’i gjejnë kryerësit që shkaktuan dëme materiale ndaj muzeut dhe provokimet e padëshirueshme, që i dënuam të gjithë”, deklaroi Nuer Arsllani për agjencinë AIM.
Përndryshe, në muze ka 52 fotografi dhe mbi 230 dokumente, shënime dhe libra që dëshmojnë mbajtjen e kongresit të alfabetit të gjuhës shqipe më 22 nëntor, 1908./Telegrafi/