Site icon Telegrafi

Normalizohet situata në Parkun Kombëtar të Prespës, ndërpritet operacioni nga ajri

Pas 12 ditësh normalizohet situata në Parkun Kombëtar të Prespës.

Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski kur tha se kjo u bë e mundur falë ndërhyrjes për dy ditë më radhë nga ajri me avionin rumun.

Gjithashtu edhe falë punës së bërë nga 150 forca të angazhuara në operacionin e izolimit të flakëve, prej tyre 60 forca të ushtrisë ndërsa pjesa tjetër shërbimi zjarrfikes, zonave të Mbrojtura dhe punojës të bashkisë Pustec.

Sipas Kolefski ditën e sotme vijon të jetë aktive vetëm një vatër zjarri në majë të Malit të Thatë, aty ku forcat do të përqendrohen ditën e sotme me qëllim izolimin e flakëve.

Kolefski bëri me dije se pas dy ditësh operacioni i fluturimeve nga ajri ndërpritet por kjo nuk do të thotë se në varësi të situatave të mos ketë edhe njëherë tjetër ndërhyrje të tillë.

Exit mobile version