Nga ora 19:45 komunikacioni në aksin rrugor Prilep-Manastir është normalizuar, njoftojnë nga LAMM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komunikacioni ishte në ndalesë prej 17:15 për shkak të një aksidenti në komunikacion në vendin e quajtur Llagovo.
Në rrugët tjera shtetërore komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore dhe korosi të lagura dhe e vetmja rrugë e bllokuar mbetet pika kufitare në Evzoni./Telegrafi/