Telegrafi

Normalizohet qarkullimi në pikëkalimet kufitare me Serbinë

Foto ilustruese

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se është normalizuar qarkullimi nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Ky njoftim vjen pas atij se sot është mbajtur një protestë nga ana serbe, për siç u tha “në mbrojtje të serbëve në Kosovë”

QKMK kishte apeluar dje tek të gjithë qytetarët që të shmangën pikëkalimet kufitare me Serbinë, në mënyrë që të mos ketë incidente.

Lexo po ashtu Protesta e serbëve afër pikëkalimit në Jarinjë, monitorim edhe me helikopterë

Ndryshe, pas paralajmërimit për protestë, në Leposaviq është vërejtur prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë kanë qëndruar edhe automjete te misionit të Bashkimit Evropian për zbatim të ligjit, EULEX si dhe karabinierët.

Patrullimi i kufirit është bërë edhe nga ajri me helikopterë. /Telegrafi/