Shpërndarja e nxemjes qendrore në pjesën qendrore të Shkupit dhe një pjesë të Komunës së Karposhit është normalizuar, njoftojnë nga “Balkan Energy Group”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ekipi i “Balkan Energy Group” kanë rregulluar shpërndarjen e nxemjes qendrore për shfrytëzuesit në pjesën qendrore të Shkupit dhe një pjesë të Komunës së Karposhit. Shfrytëzuesit e nxemjes qendrore në këto pjesë, po marrin në mënyrë normale nxemjen qendrore”, thuhet në kumtesën e “Balkan Energy Group”.
Nga “Balkan Energy Group” thonë se për shkak se bëhet fjalë për një defekt të madh, ekipet e tyre do të qëndrojnë edhe gjatë natës në terren për të riparuar tërësisht problemin me nxemjen qendrore./Telegrafi/