Telegrafi

Normalizohet lëvizja me automjete në rrugën rajonale Udovë-Vallandovë

Rreshjet e shumëta të shiut kanë bërë që të vështirësohet lëvizja me automjete në rrugën rajonale Udovë – Vallandovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të rreshura kanë ndikuar që rruga të ”pushtohet” nga gurët dhe balta, ndërkaq ndërmarrja publike ”Rrugët e Maqedonisë” bën të ditur se janë pastruar rrugët dhe se është normalizuar lëvizja në këtë drejtim./Telegrafi/