Telegrafi

Normalizohet komunikaconi rrugor në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është normalizuar komunikacioni rrugor në vend, pas shpalljes së ndalesave në disa drejtime rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndalesa e qarkullimit të automjeteve të rënda është hequr për drejtimin rrugor Vallandovë-Dojran, si edhe në kalimin malor Presekë, Pletvar dhe Strazhë.

Edhe në drejtimin rrugor Shkup – Bllacë është normalizuar komunikacioni dhe është hequr ndalesa e qarkullimit të automjeteve të rënda.

Ndalesa vlen vetëm për drejtimin rrugor Gjavatë dhe Mavrovë./Telegrafi/