Telegrafi

Normalizohet komunikacioni rrugor në Maqedoni

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se është shfuqizuar ndalimi për lëvizjen e automjeteve të mallrave në kalimin malor në Strazhë, Kodrën e Diellit, në rrugën Resnjë-Ohër, përmes Bukovës dhe në pikën kufitare “Qafëthanë”.

Komunikacioni është i normalizuar në Gjavatë dhe Preskë. Për shkak të një orteku të dëborës në rrugën Mavrovë-Dibër, i gjithë komunikacioni u ndërpre nga ora 06:00.

Për shkak të heqjes së gurëve të rënë nga malet në afërsi të fshatit Istibanjë, komunikacioni në rrugët Koçan-Kamenica Maqedonase është i bllokuar. Shfrytëzohet rruga alternative Koçan-Vinoca-Dragobrashta-Biglla-Kamenica Maqedonase.

Sipas informacioneve të reja, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagështa, në pjesët më të larta ka ende mbetje të dëborës pas ndërhyrjes së shërbimit rrugorë./Telegrafi/