Komunikacioni në vendin e quajtur “Udhëkryqi Tajmishka” afër Strazhës është normalizuar, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Komunikacioni prej orës 13:00 zhvillohej me lëshimin e automjeteve me ndërprerje, për shkak të dy aksidenteve që kishin ndodhur.
LAMM informon se intenziteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të shtetit është rritur. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata./Telegrafi/