Telegrafi

Normalizohet komunikacioni në rrugën Shkup-Veles

Foto: Ilustrim

Në orën 19:40 komunikacioni në rrugën Shkup-Veles është normalizuar, thonë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Për shkak të shpërthimit të zjarrit që përfshiu Liqenin e Mlladostit dhe vazhdoi të përhapet në autostradë, nga ora 18:10 në autostradën Shkup-Veles, nga kryqëzimi i fshatit Bashino deri në hyrje të qytetit të Veles, komunikacioni u devijua përgjatë rrugës rajonale Liqeni Mlladostit për në Veles./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zjarri në Veles, arrestohen katër persona