Nga dje në ora 19:00, është normalizuar aksi rrugor Shkup – v.k Bllacë, ku qarkullimi për shkak të rrëshqitjes së dheut është zhvilluar në mënyrë alternative.
Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina e lumenjve dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.