Rruga Mavrovë-Dibër, në afërsi të manastirit “Shën Jovan Bigorski”, është normalizuar.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në korsi të lagështa me mbetje të borës në korsi. Reshjet e borës janë në gjithë Maqedonisë ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur shfaqje e ngricave, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndalesë për makinat e rënda ka në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, Kërçovë-Ohër përmes Preskës, Prilep-Makedonski Brod përmes Barbaros, Strugë-Qafëthanë si dhe në rrugën Tetovë-Kodër Dielli ku ndalesa është vetëm për autobusët.
Është ulur shikueshmëria deri në 100 metra në Strazhë ndërsa në rrugën Resnjë-Manastir përmes Bukovës, për shkak të reshjeve të borës, komunikacioni i automjeteve të rënda është i vështirësuar./Telegrafi/