Komunikacioni në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë është normalizuar, pasi ishte në ndërprerje për shkak të një aksidenti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Orah, ku u rrokullis një makinë e rëndë e cila ishte duke bartur dru.
Gjatë këtij aksidenti mbetën të lënduar dy persona./Telegrafi/