Sot mbas dite nga ora 17:00 komunikacioni në magjistralen Prile-Gradsko, në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil” është normalizuar tërësisht.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë theksojnë se mbas dite komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve të qyteteve është rritur.
Në kalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi, theksojnë nga LAMM. /Telegrafi/