Site icon Telegrafi

Normalizohet komunikacioni në magjistralen Kërçovë – Ohër

Në dy ditët e fundit, Maqedonia është përfshirë nga moti i ligë, me të reshura të dendura të dëborës dhe temperatura të ulëta. Kjo ka shkaktuar vështirësi të shumëta në komunikacionin rrugor të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë arsye, në disa rrugë të vendit u zbatua ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda. Megjithatë, në magjistralen Kërçovë – Ohër, në pjesën Preseka është hequr ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda./Telegrafi/

Exit mobile version