Pas bllokadës disaorëshe në të dy drejtimet, është normalizuar komunikacioni në urën ”Binjaku” në lagjen Aerodrom të Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri te ky bllokim i rrugës erdhi për shkak të çarjes së tubit të gazit. Për shkaqe sigurie, policia vendosi për një hap të këtillë. Problemi ka ndodhur gjatë zhvillimit të disa aktiviteteve ndërtimore./Telegrafi/