Telegrafi

Normalizohet gjendja në institucionet shëndetësore

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Federatës Sindikale për ndërprerjen e grevës dhe normalizimin e punës sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë po respektohet me përpikëri.

Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi zyrtar ka konsideruar se Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës është partner i rëndësishëm dhe me përkushtim të plotë mbështet vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimin në të mirë të përkujdesjes shëndetësore, pacientëve dhe gjithë qytetarëve të vendit.

“Ministria e Shëndetësisë po ashtu falënderon të gjithë punëtorët shëndetësorë për përkushtimin e tyre, të cilët me vetëmohim përmbushin obligimet e veta profesionale, ligjore dhe etike”. /Telegrafi/