Telegrafi

Norma qesharake të interesit në depozita

Rënia e madhe e normave të interesit në depozita ka ndikuar direkt që gjatë vitit 2014 të kemi norma më të ulëta të interesit në kredi.

 

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet qartë se norma mesatare e interesit në depozita në tremujorin e dytë të vitit 2014 u zvogëlua në 0.6 për qind nga 3.5 për qind, sa ishte në tremujorin e dytë të vitit 2013.

Në rënien e theksuar kontribuuan të gjitha kategoritë e depozitave, si të ndërmarrjeve ashtu edhe të ekonomive familjare. Vlen të ceket që rënia më e theksuar e normës së interesit në depozitat e ndërmarrjeve dhe ekonomive familjare është shënuar gjatë periudhës mars-qershor 2014”, thuhet në raport.

Sipas BQK-së, strukturën e depozitave në sektorin bankar vazhdojnë ta dominojnë depozitat e ekonomive familjare me pjesëmarrje prej 74.2%. kategoria e dytë për nga madhësia e depozitave ishin ato të ndërmarrjeve me 20.8%. Ndërsa depozitat tjera kanë peshë më të vogël prej 5.0% të gjithsej depozitave. /Zëri/Telegrafi/